×
Show / Fashion

Jep dorëheqje, por porosia që i la shefit ka habitur të gjithë

Insajderi
28 July 2019 - 10:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dorëheqja nga puna është gjithmonë e vështirë, pavarësisht nëse punoni në një vend të mirë apo të keq.

Ekzistojnë shumë mënyra që ta bëni një situatë më pak të sikletshme dhe një djalë e ka vërtetuar këtë.

Ai ka guxuar ti shkruajë pronarit të tij një letër ku i thoshte se do të përballej me humbje të madhe. Sigurisht që e gjitha ishte në sensin e shakasë dhe letra u bë virale në rrjete sociale.

VIDEO: 

Sam Baines, 22 vjeç, nga Sheffield vendosi se si donte të jepte dorëheqjen në punën si operator dhe mesazhi i tij ndaj shefit u publikua nga kolegia Hannah.

“Më vjen keq për humbjen tuaj. Dita ime e fundit e punës është 28 korriku. Mendoj se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për ty.

Kam punuar këtu për thuajse një vit dhe tani kam vendosur të ndjek universitetin në shtator. Ne jemi një ekip shumë i mirë dhe kemi një menaxher fantastik, ndaj shpesh bëjmë shaka me njëri-tjetrin. E dija se duhej të bëja diçka kreative për të të dhënë këtë lajm, i cili duhej të ishte edhe argëtues në të njëjtën kohë”, ka shkruar Baines duke e ditur se pronari do të qeshte me këtë letër pasi i shihte gjërat në anën pozitive.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark