×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jeremiq del me një shpjegim qesharak të vendimit të GJND’së për pavarësinë së Kosovës

    Insajderi
    11 February 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me shumicë votash shpaloi opinionin e saj se Pavarësia e Kosovës është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, shkruan Insajderi.

    “Miratimi i deklaratës së pavrësisë nuk ka shkelur asnjë rregull të zbatueshëm të së drejtës ndërkombëtare”. Ishte ky opinion i cili kishte deklasuar palën serbe në rrafshin ndërkombëtar se shteti i Kosovës dhe pavarësia e saj ishin, përveç legjitime, edhe legale.

    Ndërkaq, Vuk Jeremiq, i cili asokohe ishe Ministër i Jashtëm i Serbisë, tash deputet opozitar, ka dalë me një shpjegim qesharak rreth vendimit të GJND-së.

    GJND, sipas tij, nuk e vendos nëse Kosova është shtet i pavarur jo.

    “Nëse ne të gjithë këtu në Sid e nënshkruajmë një deklaratë mbi pavarësinë e Sidit, ne nuk do ta shkelnim ligjin ndërkombëtar, por as nuk do të krijonim ‘Republikën e Sidit’. Kështu bënë shqiptarët, ata nuk e shkelën të drejtën ndërkombëtare, por nuk krijuan shtet, kjo varet nga Serbia a do të jenë shtet ose jo”, ka thënë Jeremiq, i cili edhe kishte qenë ai i cili e ka dërguar në GJND vendimin e Kosovës për shpalljen e pavarësisë.

    Jeremiq asokohe kishte pësuar disfatë të madhe si në rrafshin e brendshëm politik, ku supozonte se dërgimi i kësaj çështje në GJND do ta nxirrte fitimtar, si në rrafshin ndërkombëtar, ku supozonte se do të kishte të drejtë.

    Pas nëntë vjetësh nën kontrollin e OKB-së, Kosova shpalli pavarësinë përmes Kuvendit të saj më 17 shkurt 2008. Duke e hedhur poshtë deklaratën si “të paligjshme”, Serbia kërkoi vërtetimin e qëndrimit të saj nga GJND, shkruan Insajderi.

    GJND-ja dha opinionin e saj këshillues më 22 korrik 2010, pas disa raundeve të dëgjimeve publike dhe deklaratave me shkrim, duke përfshirë një deklaratë tre-pjesëshe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

    GJND-ja arriti në përfundimin se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit apo Kornizën Kushtetuese të miratuar në emër të UNMIK-ut nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm” dhe se “për rrjedhojë, miratimi i asaj deklarate nuk ka shkelur asnjë rregull të zbatueshëm të së drejtës ndërkombëtare”.

    Opinioni i GJND-së dha një vrull kyç në politikën e jashtme të Kosovës, duke rezultuar në njohjen e pavarësisë së saj nga 116 vende me kalimin e kohës./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark