×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jeremiq: Nëse Vuçiq nënshkruan të hënën, Kosova është e pavarur

    Insajderi
    25 February 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, në një shkrim autorial të botuar në mediat serbe vlerëson se nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “nënshkruan” marrëveshje të hënën në takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kjo do të thotë përfundimisht pranim dhe njohje të shtetit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Çështja është tejet e thjeshtë pavarësisht spineve dhe propagandës”, shkruan Jeremiq, teksa thotë se “nënshkrimi do të thotë njohje të Kosovës”.

    “Duke qenë se Serbia është shtet, nëse paranon barazinë me Kosovën kjo do të thotë pranim i paekuivok se edhe Kosova është shtet. Qëndrimi i Serbisë kundrejt anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare mund të jetë apo edhe të mos jetë i shprehur haptazi, por pak rëndësi ka ajo”, ka shkruar ai.

    Jeremiq shprehet se në qarqet diplomatike “ka pritshmëri të madhe” që të hënën në Bruksel, Vuçiq dhe Kurti do të pranojnë planin fillestar në “themelimin ndërkombëtar të barazisë mes Beogradit dhe Prishtinës”, përcjell Insajderi.

    “Pranimi i kësaj marrëveshje do të ishte katastrofë kombëtare për Serbisë dhe tradhti djallëzore, qartësisht më e madhja që Serbia e ka përjetuar në këtë shekull, dhe mbase edhe përgjithësisht”, ka shkruar më tej Vuk Jeremiq.

    Sipas tij, me t’u nënshkruar kjo marrëveshje Kosova do të njihej nga pesë shtete mosnjohëse të BE-së, do të pranohej në NATO dhe Këshill të Evropës.

    “OKB dhe UNESCO do të vinin pastaj”, shkruan ai.

    “Do të humbnim dinjitetin dhe shpresën për ta përballuar në mënyrë paqësore pleqërinë”, ka përfunduar Vuk Jeremiq./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark