×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Jerzy Grotowski për artin

    Insajderi
    16 September 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Po përse sakrifikojmë kaq shumë energji për artin tonë? Jo për t’iu imponuar të tjerëve, por për të mësuar së bashku me ta se ç’mund të na japë ekzistenca jonë, organizmi ynë, eksperienca jonë personale dhe e papërsëritshme; për të mësuar të shkatërrojmë pengesat që na rrethojnë dhe për të liruar veten nga frerët, nga gënjeshtrat të cilat i prodhojmë çdo ditë për veten dhe për të tjerët; për të shkatërruar kufizimet e shkaktuara nga injoranca jonë dhe mungesa e kurajës.

    Me pak fjalë, për të mbushur boshllëkun që ndiejmë brenda vetes, për t’u realizuar. Arti nuk është as një gjendje e caktuar e shpirtit (në kuptimin e ndonjë çasti frymëzimi hyjnor e të jashtëzakonshëm) dhe as ndonjë pozicion i posaçëm i njeriut (në kuptimin profesional dhe shoqëror). Arti është një maturim, një evoluim, një zbulim që na aftëson të dalim nga errësira nën një rreze drite…/Hejza/

    Jerzy Grotowski është regjisor i famshëm polak, teoricien dhe njohës i artit teatror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark