×
  • Sport
  • Sport

    Jeta në Tiranë, zbulimi i Asanit dhe mundësia për kualifikim në “Euro 2024”

    Insajderi
    10 October 2023 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I ka ngritur shqiponjat kuqezi lart në fluturim, që kur u emërua, si një kandidaturë e papritur në janar dhe ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës, Silvinjo, shpreson t’i afrojë ata edhe më tepër me vendin në fazën finale të “Euro 2024”-s kur Shqipëria të presë të  enjte Republikën Çeke në Tiranë. Por braziliani nuk fluturon aspak, sepse mbetet me këmbët fort në tokë.

     “Ne kemi 3 finale përpara nesh dhe duhet të përballemi me secilën me të njëjtin qëndrim që kishim deri më tani.

    Gjithçka fillon të enjten. Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e tifozëve tanë, por lojtarët e dinë se ky është skenari i jashtëm, diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Ata janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm.

    Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit tonë të shumëpritur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese”.

    Ka qenë një rrugëtim i gjatë ky brenda këtij viti për trajnerin e Kombëtares, që e nisi me atë humbje minimale në Poloni në debutim, që e tronditi jo pak dhe ai ende nuk e ka kapërdirë atë humbje.

     “Ne patëm një shans të vërtetë për t’u rikthyer me një rezultat më të mirë nga ajo ndeshje, por gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë atë që donim. Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i organizuar mirë, që shënon gola të mrekullueshëm, ndërton lojëra të bukura, por unë këmbëngul në idenë se kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, është shpirti luftarak. Vullneti, guximi dhe qëndrimi në çdo lojë. Kjo është diçka që lojtarët kuptohet që në fillim”.

    Teksa kishte kaluar 3 vite si ndihmës i Tites tek përfaqësuesja e Brazilit, 49-vjeçari kishte kuptuar se një trajner përfaqësueseje nuk mund të punonte larg vendit, ndaj u vendos që në janar në Tiranë dhe mendon se kjo e ka ndihmuar mjaft në punën e tij.

    “Ne duhet të jemi këtu (në Tiranë) sepse aty do të zhvillohet puna jonë.

    Prapëseprapë, ne udhëtojmë shumë, takohemi me lojtarët, por databaza që kemi nga Federata Shqiptare e Futbollit këtu në Tiranë është e paçmueshme.

    Nëse nuk do të ishim këtu, ndoshta nuk do të kishim gjetur Jasir Asanin. Janë miliona shqiptarë… që jetojnë në mbarë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë dhe gjetëm Asanin. Na pëlqeu ajo që pamë menjëherë dhe ai ka qenë i mrekullueshëm për ne”.

    Për Silvinjon, ftesa që u bëhet futbollistëve shqiptarë anembanë botës është e thjeshtë.

     “Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Lërini rezultatet, projektin dhe strukturën që po ndërtojmë të flasin për ne dhe të prekin zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata të ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark