×
Show / Fashion

Jeta pa burrë dhe fëmijë, ky është sekreti i jetëgjatësisë te femrat

Insajderi
27 May 2019 - 14:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara kanë dalë me rezultate shumë interesante pas disa muajsh hulumtimesh që synojnë të tregojnë se çfarë është ajo që i bën gratë të lumtura dhe se si e shohin ato jetën e tyre.

Udhëheqësi i projektit, profesor Paul Dolan, tha se rezultatet treguan se më shumë lumturi në jetën e tyre kishin gratë që nuk kishin qenë kurrë të martuara dhe që nuk kanë fëmijë, dhe sipas këtyre parametrave jetojnë shumë më gjatë se gratë e martuara.

“Femrat e martuara janë më të lumtura se pjesa tjetër e popullsisë, por vetëm kur sondazhet kryhen në prani të bashkëshortit të tyre. Kur bashkëshorti nuk është i pranishëm: të dhënat janë shkatërruese”, tha Dolan.

Pas disa muajsh analizash, profesor Dolan argumenton se për shumë burra do të ishte mirë të martoheshin në fillim të moshës 30-vjeçare, ndërsa një situatë krejtësisht e ndryshme varet te gratë.

“Meshkujt përfitojnë nga martesa, sepse janë “të qetësuar”, më pak të rrezikshëm dhe fitojnë më shumë para. Në përgjithësi, ata jetojnë pak më gjatë. Gratë e martuara, nga ana tjetër, vuajnë më shumë dhe vdesin më herët. Nëngrupi më i shëndetshëm dhe më i lumtur i popullsisë është gratë që kurrë nuk u martuan ose nuk kishin fëmijë”, tha Dolan.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark