Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se fitorja e tyre është e pashmangshme.
Zyberaj, ka deklaruar se lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm.
“Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim.
Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET.
Fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Jetlir Zyberaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 44.