×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Jo i arsyeshëm dhe tendencioz”, ish-kryesuesi i bordit i përgjigjet ish-kryeshefit Haxhiu

    Insajderi
    27 June 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 17 qershor, Abdullah Haxhiu është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur thuhej se i njëjti nuk ka përfillur kërkesat e aksionareve dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij.

    Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Insajderin, ku ka hedhur një sërë akuzash për punën e Avni Ramadanin, Kryesuesit të Bordit në KMDK duke e përmendur disa herë.

    Ramadani ka përcjellur një reagim në redaksinë e Insajderit ku i është kundërpërgjigjur, Haxhiut.

    Ai i përmend ish-kryeshefit dy raste, një rast sipas tij të keqpërdorimit të 20 mijë eurove, për kompensimin e asistentes se KE dhe Shoferit te KE. Si dhe rastin tjetër që ka të bëjë me vdekjen e një punëtori të ndërmarrjes në vendin e punës e që sipas tij “ky rast nuk është trajtuar sipas ligjit për siguri dhe shëndet ne pune dhe rregullores se brendshme (rasti ka ndodhur ne shtator vitin 2022), ky rast është i audituar nga Auditori i Brendshëm me rekomandim te Kryesuesit të BD”. 

    Tutje ai ka thënë se Haxhiu edhe e ka kërcënuar me vend të punës, e që është mundur të ndikojë në vendimet e Bordit.

    Kryeshefi Ekzekutiv z. Haxhiu që nga momenti qe jemi përzgjedhur si Kryesues i BtëD i njëjti nuk ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, ka qenë konfliktioz dhe jo i arsyeshëm, tendencioz  dhe përmes presionit politike dhe kërcënimeve për vendin tim të punës është munduar te ndikoj ne vendimet e BtëD“.

    Reagimi i plotë i Ramadanit:

    Ta publikoni këtë reagim timin, meqenëse thëniet e tij gjatë intervistës e veçanërisht nga minuta 11 e intervistës, janë tërësisht të pavërteta, të pasakta, madje ato janë shpifje dhe fyerje për të cilat do ta ndjeki rrugët ligjore ndaj tij.

    Unë Avni Ramadani, në vitin 2009, jam përzgjedhur përmes konkursit publik, në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në KMDK SH.A. Në vitin 2011, kam ofruar dorëheqje nga pozita e KE para BtëD, për arsye personale, e cila është aprovuar nga Bordi në mbledhjen e rregullt me rend të ditës. Kjo dorëheqje e imja nuk ka pasur aspak të bëj me paaftësi menaxheriale siç ka theksuar z. Haxhiu ne intervistë,  por ka qenë personale.

    Para se të përzgjidhem si Kryeshef Ekzekutiv në KMDK, unë kam qenë i angazhuar në cilësinë e ekspertit në Zyrën Rregullative për Mbeturina (ZRRUM), si ekspert nga NJPMNP të vitit 2009, nga Ministri i atëhershëm z. Ahmet Shala, e që kam dal me rekomandime  lidhur me situatën në KMDK dhe ekspert për Deponit e Mbeturinave që e kam përfaqësuar Kosovën, në projektin NALAS etj.

    Po ashtu, në bazë të konkursit publik të shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për anëtar të BtëD në KMDK SH.A. Pasi që i kam plotësuar të gjitha kriteret a atij konkursi me dt. 14.09.2022 jam përzgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtoreve me mandat 3 (tre) vjeçar, ne pajtim me ligjet ne fuqi. 

    Objektivi dhe synimi im ne cilësinë e Kryesuesit te Bordit ka qene te vendoset ligjshmëria dhe rregulli ne KMDK, mirëpo që ne fillim te mandatit kemi hasur ne parregullsi, shkelje ligjore keqpërdorim te buxhetit te ndërmarrjes, mbi punësime dhe punësime pa procedura dhe ne kundërshtim me ligjin, kapjen e ndërmarrjes nga eksponent politike.

    Ne veçanti Shkelja e ligjit te NP është rasti i ish Kryeshefit Ekzektuiv z. Abdullah Haxhiu te cilit i është vazhduar dy here radhazi mandati nga 5 vite , pa konkurs publik dhe ne tersi ne shkelje te ligjit mbi ndërmarrjet publike.

    Ne si bord kemi shfuqizuar dy vendime te ish BtëD përmes te cilave janë keqpërdoruar mbi 20.000 €, për kompensimin e asistentes se KE dhe Shoferit te KE. Po ashtu për një rast tjetër që ka te beje me vdekjen e një punëtori te ndërmarrjes ne vendin e punës dhe ky rast nuk është trajtuar sipas ligjit për siguri dhe shëndet ne pune dhe rregullores se brendshme (rasti ka ndodhur ne shtator vitin 2022), ky rast është i audituar nga Auditori i Brendshëm me rekomandim te Kryesuesit te BD. 

    Z. Haxhiu, ish Kryeshef ne KMDK e ka avancuar asistenten nga pozita asistente ne pozitën e Udhëheqësit për Siguri dhe Shëndet ne Pune edhe ky rast është i audituar nga Auditori i Brendshëm ku nuk janë respektuar procedurat e avancimit qe përben shkelje ligjore. 

    Kryeshefi Ekzekutiv z. Haxhiu qe nga momenti qe jemi përzgjedhur si Kryesues i BtëD i njëjti nuk ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, ka qene konfliktioz dhe jo i arsyeshëm, tendencioz  dhe përmes presionit politike dhe kërcënimeve për vendin tim të punës është munduar te ndikoj ne vendimet e BtëD. 

    Pas përzgjedhjes sime si Kryesues Bordi, është kërkuar interpretim ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e cila ka dal me një Vendim se përzgjedhje ime ne pozitën e Kryesuesit nuk paraqet konflikt interesi.

    Me përgjegjësi te plot ju them se unë si ish Kryesues Bordi nuk kam pasur asnjë lloj presioni nga ana e Aksionarit për shkarkimin e z. Haxhiut, por vetëm kam vepruar bazuar ne ligj dhe te gjeturat e Auditorit te Brendshëm dhe te Jashtëm dhe opinionit ligjorë te Aksionarit. 

    z. Haxhiu i ka ikur përgjegjësisë duke e rrezikuar edhe projektin me KFW_në, i cili ishte i rëndësishëm për Aksionarin, duke mos ofruara informacione te sakta, joprofesionale të kërkuara nga Aksionari si dhe dështimet e lejeve mjedisore nga MMPHI, si dhe ikjes se tij ne pushime mjekësorë te shpeshta, vetëm te ik nga përgjegjësia e vendim marrjes.

    Ndërkohë, ish-kryeshefi, Abdullah Haxhiu e ka cilësuar si të paaftë për punën Ramadanin, teksa ka hedhur dyshime për përzgjedhjen e tij si kryesues të Bordit.

    “Në krye të kompanisë ka ardhë z.Avni Ramadani kryesues i Bordit, ish-kryeshef ekzekutiv, ku deklaronte, unë jap dorëheqje sepse nuk kam ditë dhe nuk kam mujt me menaxhu dhe udhëheq kompaninë për Menaxhimin e Deponive edhe pse kam pasur mbështetjen e bordit, dhe tash për koiqidencë ose gjatë qesaj periudhe ka krijuar dije z.Ramadani për me ardhë në krye dhe nivel më të lartë sesa të kryeshefit ekzekutiv”, ka thënë Haxhiu.

    Dyshim tjetër, është që në kohën kur është shpallë konkursi për anëtar të rregullte z.Ramadani nga komisioni qeveritar nuk ka qenë në listën e selektume që iu ka dërgu qeverisë ndërkohë, se si është kuptu dhe është përzgjedh kryesues i Bordit. Ne ose akterë të ndryshëm rastin e Ramadanit e kanë dërgu në Agjencinë Kundër Korrupsion”, u shpreh ai për Insajderin.

    Deklarimin e plotë të ish-kryeshefit e gjeni mëposhtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark