×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkarkohet kryeshefi i kompanisë për menaxhimin e Deponive

    Insajderi
    17 June 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për menaxhimin e Deponive në Kosovë, Abdullah Haxhiu është shkarkuar nga pozita. Në vendimin e marrë dje nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve theksohet se kjo po bëhet për shkak të shkeljeve ligjore, shkruan Insajderi.

    Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur thuhet se i njëjti nuk ka përfillur kërkesat e aksionareve dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij.

    Gjendjen e krijuar dhe pasojat e saj në projektin “Menaxhimi i Mbeturinave të Ngurta Il-IV” investim i KFW Bazuar në kompetencat ligjore dhe detyrat mbikëqyrëse dhe financiare, Bordi i Drejtoreve është i detyruar të kërkoje marrjen e masave ligjore kundër Kryeshefit për shkak të shkeljeve ligjore, vazhdimi i mandatit te tij me afat të jashtëligjshëm, stagnim të zhvillimit të Kompanisë, vazhdimësi e menaxhimit mbijetues, mospërfillje të kërkesave dhe vendimeve të aksionarit, mos përmbushjes së detyrave të veta, shkelje ligjore dhe mospërfillje të procedurave gjate rekrutimit të stafit, dështimit për te siguruar qëndrueshmërinë financiare dhe operative“, thuhet aty.

    Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi u përmend edhe raporti i Zyrës se Auditimit dhe disa projekte që thuhet se janë rrezikuar nga Abdullah Haxhiu.

    “Rrezikoi projektin “Menaxhimi i Mbeturinave të Ngurta Il-IV” në vlerë prej 53 milion euro i financuar nga Banka Zhvillimore e Republikës Federale të Gjermanisë *KW” për shkak te dërgimit të informatave të gabuara dhe jo të plota për shpronësimin e pronave të paluajtshme që kërkohen për realizimin e projektit

    Ky i fundit është vëllai i deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark