Insajderi
Insajderi

“Jo morë çfarë Trusti, votoni ligjet”- Konjucfa iu drejtohet deputetëve të opozitës

Insajderi
22 June 2022 - 15:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeparlamentari Glauk Konjucfa iu dretohet deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit me fjalët “ose qysh të du unë ose nuk funksionin Kuvendi” teksa po diskutonin për të qitur në diskutim çështjen e Trustit.

“A e ndërprejmë seancën krejt se nuk ka kuptim kështu, çfarë Trusti. S’ka Trust çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon. Pe ndërprej vëlla edhe ditën e mirë. Ja nuk ka kështu.  Veç edhe këtë projektligj e votojmë edhe shkojmë kah shpia, ecim”, tha ai. 

Deputetët e opozitës kriuan zhurma për të bërë përpjekje që të del në diskutim menjëherë çështja e miratimit të projekligjit që mundëson tërheqjen e Trustit.

Ndaj tyre, Konjucfa ka kërkuar që t’i miratojnë ligjet e tjera që janë në rend rë ditës./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark