×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jo, nuk pranoj”, nusja ndërroi mendje në momentin e fundit dhe u tregoi të gjithëve atë që kishte bërë vjehrri

    Insajderi
    21 December 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E pyetur nëse pranon të martohet me Santiago Restrepo, kolumbiania Jessica Avilez, për habinë e të ftuarve të pranishëm, u përgjigj – JO!

    Nusja ndërroi mendje në momentin e fundit edhe pse kishte veshur një fustan të bardhë dhe qëndronte me dhëndrin përballë nëpunësve të gjendjes civile. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi dhe video është shfaqur në rrjetet sociale.

    Dyshohet se Jessica refuzoi të martohej për shkak të babait të dhëndrit, domethënë sepse Santiago e gënjeu se ai e miratonte martesën e tyre.

    “Nuk do të martohem kështu. Shikoni si i trajton babai i tij vajzat e mia që kur kemi arritur”, i tha ajo ofiqarit. Jessica shtoi se “Santiago lejon babanë e tij ta kontrollojë atë”, si dhe se fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët.

    Në video shohim dhëndrin duke hequr me qetësi unazën, ndërsa shprehja e fytyrës tregon zhgënjim.

    Radio Lacalle Blue e Kolumbisë thekson se nuk ka njohuri për vërtetësinë e videos që dyshohet se është regjistruar në qytetin Chino.

    Përmendet se dhëndri ka refuzuar të paguajë shpenzimet e festës./Telegraf

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark