×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi lanson një goditje të rëndë kundër Albin Kurtit

    Insajderi
    17 January 2023 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar ashpër kryeministrit, Ablin Kurti njëherit kryetarit të partisë, për shkak fjalimit të këtij të fundit për 5 vjetorin e vdekjes së Oliver Ivanoviqit, shkruan Insajderi.

    Abazi është shprehur i zhgënjyer me fjalimin e Kurtit kushtuar Ivanoviqit derisa ka përmendur një sërë figurash më të rëndësishme për vendin sipas tij.

    “Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda. Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?” ,shkroi Abazi.

    Ai gjithashtu ka përmendur edhe rastin e ndodhur më parë në Shtërpcë, ku ka thënë se të dyshuarin për plagosje që ishte ushtar i FSK-së, “ e gjykuan si krim barbar”.

    “…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnjë gjë”, u shpreh ai.

    Theksojmë se Abazi ka një kohë që po e kritikon qasjen e Qeverisë Kurti karshi temave të caktuara.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar dje politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vrasjes, duke thënë se ai ishte person i përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

    Megjithatë, Kurti që tani është kryeministër, sa ishte opozitar, kishte krejt mendim të kundërt për ish politikanin serb, të cilin organizata politike që e udhëheq, Vetëvendosje e bënte përgjegjës për krime të rënda.

    Dënimi i Ivanoviq me 9 vjet në vitin 2016, ishte vlerësuar si poshtërim për drejtësinë nga Vetëvendosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark