×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Jo vetëm në Kosovë, Renault Group po thyen rekorde të shitjeve edhe në botë

    Insajderi
    30 July 2018 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Renault ka konfirmuar rekordin e ri të shitjeve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2018.

    Bëhet fjalë për një rekord të shitjeve që ka arritur Groupe Renault. Është numri i shitjeve prej 2.1 milionë veturave që ka bërë që të arrihet ky rekord e që është një rritje prej 9.8 për qind.

    E gjitha kjo është arritur pas integrimit të dy brendeve të reja, Jinbei dhe Huasong, që janë konsoliduar në shitjet globale të grupit që prej janarit të vitit 2018.

    Për dallim nga viti 2017 kur rritja ishte 5.3 për qind, trendi i rritjes së shitjeve flet për një rritje të jashtëzakonshme të prezencës së Renault në nivel global vetëm gjashtë gjashtë uajve të parë të vitit 2018.

    Për Renault dhe Dacia këto përbëjnë rekord historik për gjashtë muajt e parë të një viti, ku Renault mbetet brendi i dytë me më së shumti vetura të shitura në gjithë Evropën.

    Grupi arriti rekord të shitjeve edhe në nivel ndërkombëtar, është konfirmuar rritja prej 18.1 për qind në regjionet e Amerikës dhe 15.1 për qind në regjionin e Euro-Azisë.

    Renault ka konfirmuar kështu edhe një herë ambicien për rritje të shitjeve në vitin 2018 e kjo nuk është më ndryshe as në Kosovë falë distribuorit të autorizuar, Auto Mita.

    Mbetet të shihen shumë shpejt rezultatet e shitjeve në 6 muajt e parë të vitit 2018 në Kosovë, u sipas pritjeve për Renault Groupe pritet po ashtu rekord.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark