×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Jo vetëm të mira nga Ronaldo te United, mësoni çfarë po nxit pakënaqësi në ekip

    Insajderi
    27 September 2021 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo është kthyer te United dhe e ka bërë këtë me gola, por një “konflikt” gjithashtu është shtuar me prezencën e tij. Sipas The Sunnjë nga kërkesat e Portugezit nuk është se i ka përqyer shokëve të tjerë të skuadrës. CR7, një udhurues i një diete të shëndetshme, i ka diktuar menunë kuzhinierit të ekipit dhe disa nga pjatat që përfshin kanë shkaktuar pakënaqësi në dhomën e zhveshjes.

    Sidomos një pjatë portugeze e quajtur “Bacalhu”, e cila është bërë me vezë dhe merluc, gjë që nuk i pëlqen asnjërit prej shokëve të skuadrës.

    Kjo nuk është pjata e vetme që ka bërë bujë në dhomat e  zhveshjes. “Ai e do akapodin, por shumica e lojtarëve nuk e pëlqejnë atë.  Ai e do dhe funksionon shumë mirë në dietën e tij. Cristiano është shumë i fokusuar në proteinat e tij, gjëra të tilla si, feta proshute, vezë dhe avokado dhe kuzhinierët po përpiqën ta ndihmojnë”, shpjegon një burim pranë klubit i kontaktuar nga tabloidi britanik.

    Ai gjithashta ka detyruar shokët e skuadrës të heqin dorë nga embëlsirat. Diçka që Lee Grant, portieri i tretë i skuadrës tha: “Unë mund të garataj që nuk ka pasur asnjë lojtar të vetëm që ka prekur byrekun me mollë dhe askush nuk u ngrit për të marrë brownie”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark