×
  • Showbiz
  • Show

    Jonida rrëfen humbjen e babait: Pati sëmundje të rëndë, ja mori mendjen dhe kujtimet

    Insajderi
    17 November 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një rrëfim prekës aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, foli për herë të parë mbi humbjen e babait të saj në një intervistë në emisionin “Sol”.

    Ajo ndau me publikun përvojën e dhimbshme të përballjes me sëmundjen e babait të saj, që vuajti nga demenca për pesë vjet para ndarjes nga jeta në fund të tetorit të këtij viti.

    “Babi prej katër apo pesë vitesh filloi të kishte problemet e para me harresën”, tha Jonida, duke shpjeguar se simptomat fillestare ishin të lehta dhe shpesh justifikoheshin me moshën.

    “Ishte harresa e objekteve, gjërave që linte nëpër shtëpi, histori të përsëritura më shumë se njëherë. Por fatkeqësia ishte që ajo nuk ishte thjesht një harresë momentale, por ishin fazat e para të demencës”.

    Jonida përshkroi ndikimin emocional dhe sfidat që kjo sëmundje solli për të dhe familjen e saj.

    “Është sëmundja më e rëndë dhe më e vështirë për t’u përballuar, sepse është ajo që të merr mendjen. Të merr kujtimet, dhe njeriu yt më i dashur fillon dhe transformohet para syve tu”, rrëfeu ajo me emocione, duke shtuar se sëmundja i gjeti të papërgatitur.

    “Ti nuk e di kurrë si të sillesh, çfarë ndjen, çfarë mendon, dhe kjo e bën të gjithë situatën shumë të vështirë”.

    “Pavarësisht vështirësive dhe përparimit të sëmundjes, babai im kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri. Dashuria e tij kundrejt meje, mamit, Besnikut dhe, mbi të gjitha, ndaj fëmijëve ishte e pranishme deri në fund”, tregoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark