×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jonuzi: Vendimi për ndëshkimin e minatorëve është kërcënues dhe shantazhues

    Insajderi
    21 August 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kyetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka komentuar ndëshkimin e 151 minatorëve që kanë dalur në grevë.

    Sipas Jonuzit ky vendim ndaj minatorëve është kërcënues dhe shantazhues.

    “Është vendim kërcënues dhe shantazhues ndaj minatorëvë që në të ardhmen mos me kërku të drejtën, duke mundu me i hesht minatorët që mos me i kërku të drejtat e tyre”, tha për Insajderin Jonuzi.

    Lajmin për ndëshkimin e minatorëve e ka bërë të ditur për media, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

    Jonuzi tha se punëtorët e Trepçës janë ndëshkuar me ndaljen e mëditjeve ose mospagesën e mëditjeve dhe janë kërcënuar që kanë me u ndëshku me masa më të ashpra.

    “Punëtorët e Trepçës janë ndëshku me ndaljen e mëditjeve ose mospagesën e mëditjeve në këtë formë janë ndëshkuar edhe janë kërcënuar që brenda muajit ose në javët në vazhdim kanë mu ndëshku me masa më të ashpra për neve është e papranueshme është formë kërcënuese shantazhuese për minatorët që ata mos ti kërkojnë të drejtat e tyre të drejtën elementare që ka qenë realizimi i pagës”.

    Tutje ai tha se kjo i kontribon thellimit të krizës mes minatorëve edhe menaxhmentit.

    “Kjo veq i kontribon thellimit të krizës mes minatorëve edhe menaxhmentit e për të cilat ne mendojmë që menaxhmenti nuk është duke i kryer detyrat e veta për të cilat është i thirrur tek e fundit realizimi i pagës është çështje që duhet të realizohet në kohë, në kohën e duhur në momentet e duhura jo të ketë vonesa tek e fundit çdo vonesë është përgjegjësi dhe obligim i tyre”.

    Për masat më të ashpra Jonuzi tha se është paralajmëruar shkëputja e kontratës dhe suspendimi.

    “Kryeshefi ekzekutiv ka paralajmëruar me shkëputjen e kontratës ka informata të tilla që ka paralajmëruar edhe shkëputje kontratash, me suspendime më gjëra të tilla mirëpo nuk mendoj që do të ndodhin ato sepse edhe neve na i garanton ligji disa të drejta për të cilat ne do ti shfryztëojmë të gjitha mundësit ligjore siç na ka jep ligji dhe Kushtetuta e Kosovës”.


    Minatorët e Trepçës patën hyrë në grevë shkaku i mosrealizimit të pagës dhe pakënaqësive të tjera


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark