×
  • Showbiz
  • Show

    Jori tregon ndarjen e vështirë me djalin e trajnerit të njohur: U bë psikopat

    Insajderi
    20 April 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jori është ndër banoret më të komentuara të këtij Big Brother. Modelja ka joshur të gjithë me sharmin e saj, por edhe me tipin e çlirët që ka. Si gjithnjë pa doreza, ajo ka folur edhe për jetën private, duke treguar edhe për ndarjen e vështirë që ka pasur me të fejuarin, Simone Camolese, djalin e trajnerit, të Torinos, Giancarlo Camolese.

    Gjatë një bisede me Dea Michelle brenda shtëpisë, Jori Delli ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga i dashuri i saj. Ajo tha se gjatë kohës së pandemisë, ai i kërkonte që të rrinin gjithë kohës bashkë, gjë që ajo e kishte refuzuar.

    “E shikoja pothuajse çdo ditë, e merrja dhe në telefon. Donte gjithë kohës se ishte vetëm. Donte të bashkëjetonte por i thashë jo. Gjatë COVID më stresonte, t’i sma var. Isha normale, sepse po studioja. Ka njerëz në COVID që bëjnë atë gjë, unë kisha për të studiuar. Ishte bërë psikopat mi, më thoshte ti “s’më do më”. Unë i thosha “më fal, kur nuk ishte Covid, ne takoheshim në të njëjtat orare, këto gjëra bënim”. Donte që të rrija gjithë ditën me atë. Se ai nuk punonte. Jam e çuditshme, një ditë dua të rri 24 orë me atë, një ditë dua të rri vetëm”, tha ajo.

    Në gusht të 2019- s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata. Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti. Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë. Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha: “Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark