×
  • Sport
  • Sport

    Jose Mourinho shkruan histori në tokën shqiptare

    Insajderi
    25 May 2022 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Roma ka mposhtur Feynoordin në finalen e Ligës së Konferencës, edicionin e parë të saj duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 pas 90 minutave lojë.

    E veçanta e kësaj finaleje ishte se u zhvillua stadiumin “Air Albania” në Tiranë, një finale kjo që u organizua në Shqipëri për herë të parë pasi iu besua nga UEFA.

    Trajneri i Romës Jose Mourinho do të mbetet në histori po ashtu. Ai ia siguroi Romës trofeun e parë evropiane dhe kjo ndodhi pikërisht në “Air Albania”.

    Para ndeshjes trajneri portugez e vlerësoi lartë organizmin e kësaj ndeshje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe deklaroi se aty ka gjetur një atmosferë të zjarrtë futbolli.

    Gjithsesi, në këtë finale Mourinho nuk ia dha asnjë minutë lojë mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark