×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Joshua përmend fjalën ‘bismilah’ në një fjalim të gjatë ku tregoi shumë respekt për kundërshtarin

    Insajderi
    21 August 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anthony Joshua ka pësuar një tjetër humbje nga Oleksandr Usyk duke mos arritur t’i fitoj rripat e kategorive WBA, IBF, WBO dhe IBO.

    Ka qenë një ndeshje interesante që zgjati 12 raunde, pasi asnjëri nga boksierët nuk u përplasën në tokë përkundër goditjeve që morën nga njëri-tjetri.

    Në fund të këtij meçi, Joshua ka marrë mikrofonin duke mbajtur një fjalim të gjatë.

    Fillimisht britaniku e la ringun, por pastaj u rikthye për të folur gjatë, duke shprehur respekt për kundërshtarin ukrainas i cili e ka mposhtur dy herë Joshuan.

    “Usyk është një luftëtar i jashtëzakonshëm, le t’i japim atij një duartrokitje”, tha fillimisht Joshua.

    “Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte, dhe tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të titull. Ju lutem duartrokitje për kampionin e botës”.

    “Unë nuk jam luftëtar për 12 runde, unë jam një lloj i ri i boksierëve për peshat e rënda si Mike Tyson apo Sonny Liston”.

    Britaniku është një praktikues i fesë islame, derisa e mbylli fjalimin me fjalën ‘bismilah’, por e pranon se Usyk është një kampion i madh i botës.

    “E kam studiuar situatën në Ukrainë, është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku me gjithë rrethanat e krijuara arriti të mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka përfunduar boksieri britanik. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark