×
  • Lajme
  • Lajme

    Jovanoviq: Një tjetër konfirmim që Vuçiqi e pranoi planin franko-gjerman

    Insajderi
    22 December 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, tha se pritshmëria e shprehur e zyrtarëve evropianë që marrëveshja franko-gjermane të zyrtarizohet deri në fund të janarit 2024, konfirmon edhe një herë se marrëveshja në fjalë është pranuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe se tani nga Serbia pritet vetëm të vendoset nënshkrimi.

    “Edhe një herë theksojmë se marrëveshja franko-gjermane, e cila në mënyrë implicite njeh shkëputjen e krahinës sonë jugore, është antikushtetuese dhe antishtetërore dhe si e tillë është absolutisht e papranueshme”, tha Jovanoviq, raporton n1info..

    Ai shtoi se marrëveshja duhet të refuzohet urgjentisht dhe në tërësi.

    “Në vazhdën e trazirave të mëdha në lidhje me zgjedhjet në Beograd, parregullsive të mëdha, keqpërdorimeve të tmerrshme të së drejtës së qëndrimit, mungesës së reagimit nga institucionet kompetente si dhe mungesës së sundimit të ligjit, ju kujtojmë se sundimi i ligjit bazohet në respektimin e parimeve të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, dhe se Kushtetuta, si akti më i lartë juridik, duhet të respektohet në të gjitha dispozitat e saj”, theksoi Jovanoviq.

    Siç tha ai, një nga dispozitat më të rëndësishme të Kushtetutës në Serbi thotë “që Kosova të jetë pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e Serbisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark