×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ju mundon lemza? Shtypni këto dy pika dhe do të zhduket në çast

    Insajderi
    09 September 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pos që mund të jetë e dhembshme, lemza është e mërzitshme, por te disa njerëz mund të shkaktojë pështjellje dhe vjellje

    Lemza është normale. Shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës. Kjo u ndodh pothuajse të gjithëve. Megjithatë, është shumë e bezdisshme sa herë që ju kap.

    Nëse lemza nuk ulet shpejt, ato mund të bëhet e pakëndshme dhe madje të sikletshme. Ndonjëherë sa më i vendosur të jesh për ta hequr qafe, aq më shumë hasni në rezistencë

    Këto janë dy metodat të cilat ju ndihmojnë që shumë shpejt të liroheni nga lemza, transmeton Telegrafi.

    Pika në fytyrë

    Vëreni gishtin në zonën midis majës së buzës suaj dhe hundës.

    Shtypeni fortë dhe shtyjeni në drejtim të dhëmbëve.

    Mbajeni rreth 30 sekonda, pastaj hiqeni gishti.

    possible-chronic-hiccups_748aba742ea36080

    Pika në qafë

    Gjejeni ashtin e gjoksit në mes të kraharorit e cila i lidh brinjët.

    Pastaj me gishta kaloni nëpër ashtin e gjoksit derisa të gjeni pikën e fundit.

    Shtypeni atë asht më pak se 30 sekonda.

    Nuk është e thënë ta shtypni tepër fort, por vetëm derisa e ndieni shtypjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark