×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ju po e shkatërroni të vetmin send që na bashkon me Shqipërinë”- deklaratat e Mujecit kohë para se të arrestohej

    Insajderi
    16 August 2023 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besnik Mujeci, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, synoi që të pasurohej brenda natës, përmes trafikimit të drogës së tipit “Ekstazi” në vlerë prej 400 mijë eurove bashkë me disa persona të tjerë. Ai u kap në Tiranë nga Policia e Shqipërisë, si dhe u përjashtua nga partia dje.

    Pas arrestimit të asambleistit joshumë të njohur për publikun, në rrjet kanë filluar të qarkullojnë deklaratat e tij sidomos ato me përmbajtje patriotike, shkruan Insajderi.

    Në një paraqitje televizive Mujeci si përfaqësuesi i grupit të tifozëve “Plisat” përballë udhëheqësit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha në lidhje me banerin “Kosova është Kosovë” kishte deklaruar:

    “Është projekt politik që po i imponohet gjithqysh shumicës së shqiptarëve në Kosovë me e pranu, ndërsa kjo s’po i imponohet serbëve. Neve po mundohet me na kriju identitet të ri. Lufta më e madhe po është kundër Shqipërisë se kundër Serbisë. “Kosovo është Kosovo” s’ka qenë kurrë që me mujtë me qenë qitash”, kishte deklaruar ai.

    Pra, sipas Mujecit, Kosova asnjëherë nuk ka qenë Kosovë.

    Tutje ai kishte thënë se një baner i tillë “është kulmi i poshtërsisë” dhe se “identiteti shqiptarë nuk duhet të shitet për një flamur me ylla”, shkruan Insajderi.

    “K’ta (Dardanët) për qëllime të veta politike po e shfrytëzojnë Kosovën. Qaq thellë po hinë sa që po dalin te identiteti i ri. Me qëta “Kosovo is Kosovo” është kulminacioni i poshtërsisë që kishin mujtë me jau bo shqiptarëve të Kosovës. Dy mijë vjetë po e ruajmë identitetin tonë, të sulmuar dhe të okupuar, na për një javë po e shesim qaty për një flamurë me ylla. Kjo është tradhti ndaj idealit ma të shtrenjtë kombëtar. Na kurrë shtet të përbashkët nuk kemi pasë, gjithë jemi kanë të shtypur prej romakëve, turqve, prej sllave, edhe ja kemi arritë me e mbrojtë qët identitet e sot po e shesim për pesë pare, dy ylla edhe një flamur?”, kishte shtuar ai.

    Madje asambleisti i sapo përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje e që edhe në kohën kur i kishte dhënë këto deklarata ishte anëtarë i këtij subjekti, ishte shprehur kritikë për qasjen ndaj Shqipërisë.

    “Në krejt ekipet ka probleme mes lojtarëve. Ju po ja jepni konotacionin lokal, po e çitni hajt k’ta t’Kosovës po jau bojmë… se k’ta të Shqipërisë. Nonstop jeni tu e bo një luftë indirekte kundrejt Shqipërisë. Ma shumë po merreni me Shqipërinë se me Serbi. I vetmi sen që na ka bashku u kanë kombetarja e futbollit, edhe atë po e shkatërroni”, kishte thënë Mujaci gjatë debatit, shkruan Insajderi.

    Por, në intervistën e dhënë në emisionin “Komiteti”, Mujaci qoftë edhe për pak, kishte folur edhe për dashurinë e tij për Kosovën, ku kishte thënë: Unë e du Kosovën shumë, dhjetë herë vdes për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark