×
  • Sport
  • Sport

    Juventus eleminohet nga Evropa Liga – Sevilla edhe një herë e dëshmon që është “mbreti” i këtij kompeticioni

    Insajderi
    18 May 2023 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sevilla është finalisti i dytë në Evropa Ligë.

    Ekipi spanjoll mposhti Juventusin 2:1 (3:2 nga të dyja ndeshjet).

    Sevilla dhe Juventusi pas 90 minutave lojë përfundoi 1:1 (2:2 në të dy ndeshjet).

    Golat u shënuan nga Vlahovic, në minutën e 65′.

    Por gëzimi i juventinëve nuk zgjati shumë, pas vendasit arritën të barazojnë.

    Në minutën e 71′ Suso barazoi gjithçka.

    Ndeshja vijoi me raste nga ekipet, por jo edhe gola.

    Në vazhdime ishin vendasit që u treguan më konkret.

    Në minutën e 95′ realizoi Eric Lamela, duke kaluar në epërsi ekipin e Sevillas.

    ‘Zonja e Vjetër’ tentuan me të gjitha forcat të barazonin sërish rezultatin, por ishin të pafat.

    Sevilla shkon kështu në finale të këtij kompeticioni për herë të shtatë. /lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark