Leandro Paredes është më pranë se kurrë Juventusit.
Nga Argjentina, rrjeti “TyCSports” nënvizon se nga pasditja e djeshme PSG-ja i ka dhënë leje klubit italian që të flasin normalisht me lojtarin e tyre dhe të përpiqen që të gjejnë një bazë akordi mes tyre dhe vetëm më pas bisedimet do të transferohen në rang klubesh.
Ndonëse kampionët e Francës këmbëngulin për 30 milionë euro, duke parë vështirësinë që po hasin për të larguar lojtarë që kanë përfunduar jashtë planeve të tyre, ndoshta ata do të ulin pretendimet, duke nisur nga argjentinasi Paredes.
Juventusi ka arritur që të ofrojë 15 milionë euro për mesfushorin, por ndoshta baza e akordit do të gjendet në një shifër të përafërt me 20 milionët, duke parë edhe lejimin e procesit të bisedimeve mes “Zonjës së Vjetër” dhe shokut të ngushtë të Di Marias.