×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Juventusi me statistikë të tmerrshme, hera e fundit kur nuk fitoi katër takimet e para ishte para kaq dekadash

    Insajderi
    20 September 2021 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juventusi nuk ka arritur të fitojë asnjë nga katër ndeshjet e para kampionale të edicionit 2021/22 në Serie A.

    Kjo statistikë e tmerrshme e kampionëve të shumëfishtë italian iu kishte ndodhur vetëm në edicionin 1961/62, pra rreth gjashtë dekadash.

    “Bianconerët” kanë vetëm dy pikë dhe renditen në zonën e kuqe, gjegjësisht në pozitën e 18-të.

    “Zonja e Vjetër” pësoi nga Empoli e Napoli, ndërsa barazoi me Udinesen dhe Milanin.

    Kjo statistikë i kishte ndodhur Juventusit në katër edicione që nga themelimi i klubit.

    Forma aspak e mirë e skuadrës “bardhezi” e konfirmon edhe fakti se kanë dështuar ta mbajnë portën e paprekur në Serie A që nga 2 marsi, duke pësuar në 18 ndeshje radhazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark