×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ka doktorruar nënkryetari”, nxitë reagime njoftimi i pazakontë në faqen zyrtare të Drenasit

    Insajderi
    18 January 2023 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Drenasit ka shfrytëzuar sot (e mërkurë) faqen zyrtare të komunës për të treguar suksesin personal të nënkryetarit të saj, postim i cili nuk ka të bëjë me zhvillimet në të mirë të qytetarëve drenicas.

    Në një postim në Facebook, komuna njoftoi se nënkryetari Arben Shala ka marrë titullin ‘Doktor Shkence‘ në Universitetin e Karlit në kryeqytetin e Çekisë, Pragën.

    Por, kundër këtij postimi ka dalur asamblistja e kuvendit komunal nga radhët e Vetëvendosjes, Egzona Tërdevci, e cila nuk u pajtua që aktivitetet personale të pasqyrohen në faqen zyrtare të komunës.

    Tërdevci kërkoi se faqja zyrtare të shërbej për problemet dhe interesat e qytetarëve të kësaj komune.

    Ajo tha se kjo është hera e dytë që zyrtarët e komunës bëjnë një veprim të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark