×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ka me i zhduk krejt”, Gjykata cakton dënimin për mitrovicasin pasi kërcënoi se do hedh bombë në xhami

    Insajderi
    28 October 2023 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Patrik Kurti, nga Mitrovica muajin e kaluar kishte kërcënuar se do të gjuaj bombë në xhamin e këtij qyteti. Ndaj tij i është ngritur aktakuza, dhe ai e ka pranuar fajin duke u dënuar me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare.

    Kurti në një video në “Tiktok” dëgjohej duke thënë se dëshiron që të zhduk sa më shumë mysliman, shkruan Insajderi.

    Patrik Kurti  pretendonte që në ditën e xhumasë ta kryente këtë vepër  që të kishte sa më shumë persona brenda.

    “Nëse nuk iu zhduki unë nuk hi në burg për një mysliman Tri dardha ia shti në katin e parë. Ia msheli derën për jashtë edhe dytin kat, aty ku mblidhen të xhamia”, ishte shprehur ai.

    Sipas Betimit për Drejtësi aktgjykimin dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi.

    Kurti e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi.

    Me këtë rast, prokurori Prekazi i ka propozuar gjykatës të pranojë pranimin e fajësisë dhe të marrë parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin e përcaktimit të dënimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark