×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ka mijëra euro para të gatshme, ministri Murati kundërshton tërheqjen e Trustit në kohë krize

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shndërruar në njeriun kryesor të Vetëvendosjes që i del kundër kërkesës qytetare për tërheqjen e 30 për qind të pensioneve në TRUST. Por, sa është pasuria e tij?

    Murati në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit del se ka letra në vlerë në katër kompani të mëdha ndërkombëtare.

    Në Tesla Inc del se e vlerësonte 48 mijë e 900 euro. Në Allianz SE e vlerësonte 4 mijë e 300 euro. Në Volkswagen AG në 4 mijë e 600 euro. Dhe në Netflix në vlerë prej 6900 eurove.

    Në banka, ai ka deklaruar se i ka 14 mijë e 108 euro para të gatshme.

    Ndërkohë, sa i përket pasurisë së paluajtshme, z. Murati e ka deklaruar një banesë me 41 metra katrorë dhe një tokë 17 ari. Të dyja të blera së fundi, më 2017 dhe 2018.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark