×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ka përfunduar edicioni i dytë i “Prizrenfest”

    Insajderi
    29 July 2023 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfundon edicioni i dytë i “Prizrenfest”, festivali i teatrit të hapur që pasuroi kalendarin e skenës kulturore me plot 22 aktivitete teatrore 🎭

    Prizreni si qytet mikpritës i këtij festivali, e të gjithë artdashësit kosovarë e më gjerë vizituan për shtatë ditë me radhë shfaqje, diskutime e programe për fëmijë, që gjallëruan monumentet e qytetit.

    Nëkëtë festival, mes tjerash, u shfaq edhe projekti teatror “Teba: Një luftë civile globale”, produksion i Greqisë me regji të Pantelis Flatsousis dhe me aktorët Vedrana Bozinvoic, Racha Baroud, Albertine Itela, George Kritharas.

    Edicioni i dytë i kvtij festivali u mbyll me shfaqjen “Life is a Dream”.

    Ky festival u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Duke e njohur rolin vendimtar të arteve dhe ngjarjeve kulturore në nxitjen e krijimtarisë dhe promovimin e diversitetit kulturor, MKRS vazhdon t’i mbështesë aktivitetet e tilla duke kontribuar kështu edhe në zhvillimin e përgjithshëm të identitetit kombëtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark