×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupcionit”- Deputetja e LDK’së reagon pas publikimit të raportit

    Insajderi
    30 January 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupcionit” – Kështu e nis reagimin deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas publikimit e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga organizata Transparency International, ku Kosova nuk shënoi progres por mbeti në vendin e njëjtë si vitin 2022.

    Bajrami ka shkruar në Facebook se qeveria bën vetëm propagandë dhe nuk lufton korrupsionin.

    “Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian (fq. 71-72) thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit dmth. me negocim të drejtëpërdrejtë/njëburimore.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Postimi i plotë:

    Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupcionit

    Sot, Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023. Sipas këtij raporti 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝟒𝟏 𝐩𝐢𝐤𝐞̈, po aq sa ishte vlerësuar edhe në vitin 2022. Kosova vendin e 83-të në ranglistën botërore e ndan me Burkina Fason, Afrikën e Jugut dhe Vietnamin. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është pas Malit të Zi që rënditet në vendin e 63, dhe pas Maqedonisë së Veriut që rënditet në vendin 76.

    Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian (fq. 71-72) thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit dmth. me negocim të drejtëpërdrejtë/njëburimore.

    Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupcionit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark