×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ka punuar më herët si kameriere në Las Vegas, njihuni me të dashurën e Benzemas

    Insajderi
    17 October 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karim Benzema prej kohësh është në lidhje me modelen amerikane, Jordan Ozuna.

    Mësohet se ajo ka punuar si kameriere në një nga lokalet ‘Hooters’ në Las Vegas, por tash ka nënshkruar me disa agjenci mode me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Benzema ka krijuar një reputacion për ruajtjen e jetës së tij private, por tani duket mjaft i dashuruar, aq sa e ka hequr një pjesë të mburojës.

    Dhe çifti i njohur tashmë kanë filluar të ndajnë disa me publikun disa nga momente e marrëdhënies së tyre në zhvillim.

    Aludimi i parë erdhi në fund të majit kur francezi po i udhëhiqte Los Blancos në një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve në Stade de France.

    Ozuna ishte në Paris në të njëjtën kohë, duke nxitur spekulime se ajo ishte atje për të mbështetur të dashurin e saj.

    Teorisë iu dha më shumë besueshmëri në fillim të gushtit kur bukuroshja postoi imazhe të çiftit në Instagram, ku shfaqeshin duke u përqafuar.

    Më pas doli një fotografi tjetër që tregonte pjesë të një video-telefonate mes tyre, në të cilën ata qartazi argëtoheshin së bashku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark