×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ka qenë pjesëmarrës në masakër e shqiptarëve” – dëshmia tronditëse e dëshmitarit kundër Ivanoviqit

    Insajderi
    24 January 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

    Por, OLiver Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999.

    Për këtë kishte folur edhe një nga njerëzit që edhe vet e kishte përjetuar përzënien nga Oliver Ivanoviq derisa po tentonte të dilte në pjesën veriore të Mitrovicës e i shoqëruar nga gazetarë e përfaqësues të huaj në vend, është edhe ky aktivist shumëvjeçar i të drejtave të njeriut.

    Bëhet fjalë për Halit Barani, tash në pension, por që ende vullnetarisht angazhohet në Këshillin për të Drejtat e Njeriut.

    Ai kishte treguar për InDoks një anë tjetër të Oliver Ivanoviqit.

    Barani, në këtë intervistë për InDoks tregtonte edhe raste ku ishte vet ai dëshmitar i krimeve të Oliver Ivanoviçit.

    “…pastaj me 16 prill, menjëherë pas dy dite, kur është bë kolona me shqiptar, në vendin e quajtur te ‘Shelgjet’, në lagjen ura e gjakut, unë kam qenë duke e përcjell kolonën në shtëpi të djegur, në shtëpinë e Shaban Shaqirit prej fshatit Libavec. Unë aty kam qenë në atë shtëpi kur i ka nxjerr nëntë shqiptarë të rinj, Jo Oliveri, por i ka nxjerr të tjerët, por ky ka qenë pjesëmarrës në atë masakër, ku të nëntë shqiptarët i kanë shti në oborr të një prej Likodshani. Nuk po me kujtohet emri momentalisht, i kanë lidhë me tela rreth pusit, rreth bunarit edhe i kane pushkatu”, pati thënë Barani.

    Tutje, Berani ka treguar se si koloneli serb, Dragolub Delibashiq, bashkë me forcat paramilitare i kanë vrarë 10 civiël të pafajshëm shqiptarë.

    “Fatkeqësisht pas lufte, në prani të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut, me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në pjesën e okupuar të qytetit, i kanë vrarë 10 shqiptarë brenda nëpër shtëpia. Aksioni ka filluar në orën nëntë në mbrëmje dhe ka zgjatë deri në ora katër të mëngjesit. Domethënë, me 3 shkurt në ora 21:00 ka filluar aksioni, dhe me 4 shkurt në mëngjes ka mbaruar. I kanë vrarë brenda nëpër shtëpia, 10 shqiptarë, ku në mesin e tyrekanë qenë pesë femra dhe një fëmije 13 vjeçar. Ky edhe këta e ka udhëheq me Dragolub Delibashiqin dhe më të tjerë”, thoshte Barani për InDoks.

    Emisioni i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark