×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka shumë pak të bëj me majmunët/ Çfarë është lija e majmunit dhe pse po përhapet?

    Insajderi
    02 August 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Virusi që shkakton linë e majmunëve u zbulua për herë të parë në fund të viteve 1950, por ai ka pësuar ndryshime në tre – katër vitet e fundit, gjë që ka mundësuar kalimin tek njerëzit

    Gjëja e parë që të gjithë duhet të dinë për linë e majmunëve është se në fakt ky virus ka shumë pak të bëj me majmunët, transmeton Insajderi.

    “Ai u zbulua për herë të parë te majmunët në një mjedis laboratorik në Afrikën Qendrore, infekton majmunët, por ata nuk janë rezervuari kryesor për sëmundjen” – thotë Sagan Friant, një antropolog në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. në Shtetet e Bashkuara.

    Friant, i cili ka studiuar linë e majmunëve në Nigeri për më shumë se 15 vjet dyshon – anipse ende nuk ka porva – që virusi i lisë së majmunit ka origjinën te brejtësit.

    Nga erdhi lija e majmunëve?

    Lija e majmunëve u identifikua për herë të parë në vitin 1958 në një laborator në Kopenhagë, Danimarkë kur u zbulua te majmunët që ishin importuar nga Singapori disa muaj më parë. Rasti i parë te njerëzit nuk u raportua deri në vitin 1970 kur një djalë nëntë muajsh i shtruar në një spital në Republikën Demokratike të Kongos u zbulua se ishte infektuar me virusin.

    Ndryshe nga virusi që shkakton Covid-19, lija e majmunëve nuk është aq e lehtë e transmetueshme. Lija mbështetet në kontaktin e ngushtë fizik – për të kaluar nga personi në person, ose nga kafsha në person.

    Sa e rrezikshme është lija e majmunëve?

    Një tjetër gjë e rëndësishme që duhet të dini për linë e majmunëve është se shkalla e vdekshmërisë së llojit aktual është rreth 1%.

    Krahasuar me llojin e Afrikës Qendrore të virusit të lisë së majmunit, versioni i Afrikës Perëndimore në përgjithësi shoqërohet me sëmundje më të lehta dhe më pak vdekje.

    Sa efektive janë vaksinat?

    Lajmi i mirë është se vaksinat janë efektive kundër lisë së majmunëve – ndoshta deri në 85% efektive.

    Të dhënat nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se, që nga viti 2020, ka pasur rreth 12,500 (raportuar) raste të lisë së majmunëve në të gjithë kontinentin, me të paktën 365 vdekje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark