×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka shumë reforma që duhet të bëhen për të qenë pjesë e BE-së”

    Insajderi
    15 October 2018 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE, në Prishtinë do të mbahet koncert.

    Marija Kapitanoviq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha se edhe pse me 1 korrik është data e hyrjes së Kroacisë në BE, tani kanë dashur të organizojnë këtë koncert.

    Ajo folur për rrugën e Kroacisë drejt BE-së.

    “Kemi pasur synimet të hyjmë në NATO dhe BE. Ka shumë reforma që duhet të bëhen për të qenë pjesë e BE-së”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

    Sipas saj disa reforma janë të dhimbshme, por do të jenë të mira për vendet aspirante.

    Kurse Tamara Jurkiç Sviben – pianiste, tha se është hera e parë që është në Kosovë.

    “Kultura mund t’i kalojë kufijtë”, tha ajo.

    Ndërsa Pjeter Guralumi, artist, tha se ndjehet mirë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e koncertit që do të mbahet në Prishtinë me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark