×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për asamble në Podujevë, Korab Zhugolli: Do të jem zëri juaj për realizimin e kërkesave

    Insajderi
    17 September 2021 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë politike tashmë kanë finalizuar listat e tyre me kandidatët për asamblenë komunale në Komunën e Podujevës.

    Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Korab Zhugolli, ka vendos t’i hyjë garës për asamble komunale.

    Zhugolli do të kandidoj për herë të parë si asambleist, por përkushtimi i tij ndaj partisë është i kahmotshëm.

    Ai në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka premtuar për qytetarët e Podujevës së do t’u përkushtohet maksimalisht në realizimin e kërkesave të tyre.

    “Vendosa të jem kandidat për Asamble Komunale, sepse prej andej shoh një mundësi shumë më të madhe për të dhënë kontributin tim në realizimin e kërkesave tona shumë të drejta dhe të nevojshme , si edhe te jem zeri i juaj”, ka shkruar Zhugolli.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Që nga fëmijëria ime kam ëndërruar dhe shpresuar që qyteti ynë, Podujeva dhe Llapi të kenë kushte më të mira jetese dhe mundësi më të mëdha për ne dhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

    Prandaj, duke i njohur mirë problemet e qytetit tonë, dhe duke njohur kërkesat dhe ankesat e sinqerta e shumë humane të qytetarëve Llapjanë si edhe duke ndjerë thellë në shpirt shqetësimet e të gjithë qytetarëve, por pa pasur mundësi që unë nga pozicioni im si individ , të bëj më shumë për qytetin dhe vendbanimet tona VENDOSA :

    Te jem kandidat për Asamble Komunale, sepse prej andej shoh një mundësi shumë më të madhe për të dhënë kontributin tim në realizimin e kërkesave tona shumë të drejta dhe të nevojshme , si edhe te jem zeri i juaj!

    Me mbështetjen e familjes sime, me besimin dhe kërkesën e mbeshtetjen e shumë qytetarëve dhe miqve te mij , kam vendosur t’i jap vetes një angazhim më shumë dhe të përpiqem të bej me te miren e mundshme per te zgjidhur kërkesat, problemet e përditshme dhe të jap gjithe kontributin tim moral, shpirteror e intelektual për Podujeven tone e per vendin tone te shtrenjte!

    Kandidimi im lidhet ngushtë me mbështetjen time për kandidaten për kryetare të Podujevës, zonja Floretë Zejnullahu.

    Së bashku me Floreten jemi të bindur se qytetarët dhe qyteti ynë do të pësojnë shumë ndryshime pozitive nga udhëheqja jonë!

    Me nderime.

    Korab Zhugolli

    Kandidat për Asamble nga PDK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark