×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kadrijaj – Bajqinovcit: Ti s’ki lidhje, je veç papagall i qeverisë

    Insajderi
    20 August 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetes nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, pasi që e fundit ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të iniciojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic potencoi se, kryeministri Kurti e shpalli terroriste organizatën e Radojçiqit, që siç thotë ai, AAK-ja e quante mik shtëpie.

    “Këta që mik shtëpie e quanin Radojciqin e tash që Kurti ua shpalli terroriste organizatat qe i kontrollonte ai e nuk kanë më vend në Republikën e Kosovës na paskan ardhë me nje ide të tillë. Kjo është hajgare për besë.” – tha Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic.

    Pas kësaj ka reaguar deputetja Kadrijaj, ku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bajqinovcin nuk e pyet askush nga partia e tij për asgjë.

    “‘Zdravo Bajqinovci’ paska folë! I gërditshëm dukesh sa herë që flet. Ti lidhje s’ki me send, je veç papagall i qeverisë që kush sen nuk të pyet.’ Zdravo Qeveria’ ka me u përgjigj herët a vonë për gjitha dyshimet e bazuara!”, shkroi Kadrijaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark