×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kadriaj – Kurtit: Duke e parë që ke aftësi për spektakël, ju kisha ftuar me shku në Big Brother

    Insajderi
    02 February 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, tha se Kurti nuk ishte serioz në adresimin e tij, derisa po fliste për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kadrijaj tha se ajo çfarë bëri sot kryeministri Kurti është spektakël e humor.

    Derisa, ajo edhe e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëhet pjesë e spektaklit të njohur “BigBrother”.

    “Situata është tepër serioze dhe e komplikuar dhe kemi mendu se Kurti do t’i adresohet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës edhe qytetarëve me një seriozitet karshi situatës që e ka kriju vet, ndërsa ajo çka bëri Kurti ishte spektakël dhe humor duke u tallur me deputetët dhe qytetarët. Andaj duke e parë që paske aftësi me ba spektakël dhe humor ju kisha ftu me shku në Big Brother”, u shpreh deputetja Kadriaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark