Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rexhep Kadriu kërkon nga qytetarët votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kadriu i cili me vendlindje është nga komuna e Gjilanit, përmes një videon ka shfaqur gjendjen e lumit Përlepnicë.
“Për vite të tëra kemi bërë përpjekje që kapërderdhësja në fshatin Përlepnicë të rindërtohet sepse qysh në vitin 1997 nga ish pushteti ka mbetë e pakryer ky pozicion dhe e ka rreziku trupin e pemës atëherë Qeveria Haradijan me të marrë lajmin nga unë si zëvendësministër është vu në veprim dhe ka nxjerr një vendim urgjent që të sanohet kjo pjesë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/rexhep.kadriu.1/videos/3324267804344372
Politikani nga Gjilani, zëvendësministër në detyrë i Ekonomisë, i ka hyrë garës për deputet me numrin 23 në listën e AAK-së.