Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rexhep Kadriu, ka folur rreth programit të AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kadriu është shprehur në mbështetje të kandidaturës së Ramush Haradinaj për president të Kosovës, duke thënë se vetëm lideri i AAK-ës mund ta bëjë Kosovën një shtet me sovranitet e integritet të paprekshëm.
“Anamorava gjithmonë e ka mirëpritë Ramush Haradinajn, sikurse i ka prekë investimet nga qeveria e drejtuar nga ai, ndërsa tani e duan President të Republikës sepse e duan sigurinë ngase besojnë se vetëm Ramushi mund ta bëjë një shtet me sovranitet e integritet të paprekshëm” – tha ai.
Kadriu në zgjedhjet e 14 shkurtit mban numrin 23 në listën e Aleancës.