Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu ka thënë se nuk ka alternativë tjetër për president, përveç Ramush Haradinajt.
Kadriu tha kështu në një takim me qytetarë në Malishevë, si dhe në një tjetër në Dobërçan.
Postimi i plotë:
Gjilan – Takuam sonte qytetarët në Malishevë e Dobërçan, ku pamë një entuziazëm ndryshe nga të gjitha herat e kaluara ka shkruar Rexhep Kadriu.
Tanimë është e qartë se vetëdija qytetare për shtet me sovranitet e integritet të plotë, të sigurt e të integruar, është ngritur. Ramush Haradinaj president, nuk ka alternativë tjetër. Përkrahja për kandidatët e Aleancës nga Gjilani, është e parezervë dhe bindëse, sepse jemi të dëshmuar për punë e sinqeritet.
Voto Aleancën me numër 135 për Haradinajn President!
Voto Rexhep Kadriun me numër 23!