×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kadyrovi “urdhëroi vrasjen e këngëtarit pasi mori vesh që ishte homoseksual”

    Insajderi
    26 July 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadyrov urdhëroi ekzekutimin e një pop ylli pasi që e kishte zbuluar se ishte homoseksual, shkruan The Telegraph.

    Sipas një grupi lokal për të drejtat e njeriut, SOS North Caucus,  burime të afërta me Kadyrovin ua kanë konfirmuar që Zelimkhan Bakayev ishte vrarrë nën urdhrat e tij pasi që dyshja ishin takuar më 2017.

    Kadyrovi raportohet të ishte zemëruar kur e kishte zbuluar që i kishte shtrënguar duart me një homoseksual, pasi që për seksualitetin e tij kishte mësuar më vonë.

    “Kreu i rajonit e kishte konsideruar homoseksualitetin e Bakayevit si ofendim personal dhe i kishte urdhëruar forcat e tij për t’u marrë me këngëtarin, i cili ishte torturuar para se të vdiste”, e ka cituar SOS North Caucasus burimin.

    Trupi i Bakayevit i ishte dorëzuar familjes së tij, të cilëve u ishte thënë që “ta varrosin si një qen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark