×
  • Sport
  • Sport

    Kahn tregon pse Bayerni nuk e transferoi Haalandin

    Insajderi
    10 May 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka shpjeguar lejimin e Erling Haaland që t’i bashkohet Manchester Cityt verën e kaluar.

    Haaland u largua nga Borussia Dortmund për në City mes interesimit të madh të rivalit gjerman, Bayern.

    Tani, gati një vit nga arritja e marrëveshjes, drejtori i Bayernit, Kahn ka zbuluar arsyen pse nuk e transferuan sulmuesin norvegjez.

    “Ne provuam gjithçka për Erling Haaland dhe i kaluam kufijtë tanë”, ka thënë fillimisht Kahn për “Bild”.

    “Në fund na u desh të mendonim: ‘A duam të hedhim në erë të gjithë strukturën e pagave dhe në këtë mënyrë të nxjerrim gjithçka jashtë ekuilibrit?. Ne nuk ishim të përgatitur për ta bërë këtë. Bayern Munich nuk është i tillë”, ka përfunduar drejtori i “bavarezëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark