Kallëzim penal kundër punësimeve në KEK, Gazeta Insajderi sjell dokumentin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kallëzim penal kundër punësimeve në KEK, Gazeta Insajderi sjell dokumentin

    Insajderi
    06 April 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës për disa ditë radhazi janë bërë kryetemë. Krejt kjo pasi të punësuar rezultoi të jenë militantët e qeverisë në pushtet dhe familjarët e zyrtarëve të punësuar atje. Pas skandalit në fjalë, Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës paralajmëroi për dorëzimin e kallëzimit penal, shkruan Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin e kallëzimit penal kundër Kryesuesve dhe anëtarëve të Komisioneve përzgjedhëse në konkurset e shpallura nga KEK dhe Menaxhmentit të kësaj korporate.

    Në dokument thuhet se shkaku i këtij kallëzimi është pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se Kryesuesit dhe anëtaret e Komisioneve përzgjedhëse-vlerësuese të procedurave të rekrutimit për disa pozita të shpallura në KEK kanë dhënë favore duke pranuar familjarë aty.

    Ndërkaq përpos familjareve edhe përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë kështu që dëmi të jetë për 4500 aplikantë të tjerë

    Ekziston dyshimi i arsyeshëm, se Kryesuesit dhe anëtaret e Komisioneve përzgjedhëse-vlerësuese të procedurave të rekrutimit për disa pozita të shpallura nga Koorporata Energjitike e Kosovës sipas konkursit të datës 05.11.2021, për 150 vende pune, me dashje dhe në bashkëpunim, i kanë krijuar favore njëri-tjetrit, duke i pranuar në punë anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre dhe njerëz mbi bazën e ndikimeve politike nga udhëheqës politik të Lëvizjes Vetëvendosje, parti që aktualisht qeverisë dhe i ka emëruar Anëtarët e Bordit të KEK Sh., e me qëllim iu kanë shkaktuar dëm mbi 4500 kandidatëve të tjerë, në konkurset e shpallura nga KEK“, thuhet në kallëzimin penal që LDK dorëzoi sot.

    Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi gjithashtu thuhet se menaxhmenti i KEK-ut, ishte në dijeni për veprimin në fjalë, madje edhe në bashkëveprim me kryesuesit dhe anëtaret e komisioneve përzgjedhëse-vlerësuese, pasi të njëjtit nuk kanë marrë masa parandaluese për këtë shkelje ligjore.

    Ekziston dyshimi i arsyeshëm se Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka qenë në dijeni për këtë veprim e po ashtu në bashkëveprim me kryesuesit dhe anëtaret e komisioneve përzgjedhëse-vlerësuese, kanë lejuar një veprim të tillë sepse të njëjtit nuk kanë marr asnjë veprim për të parandaluar shkeljet ligjore“, thuhet në dokument

    Gjithashtu në këtë kallëzim penal thuhet se partia në pushtet kishte marrë akuza nga mediat e opozita qysh në kohën e fushatës zgjedhore për raundin e dytë, krejt kjo me qëllim të krijimit të favoreve për LVV-në.

    Mediat dhe partitë opozitare e kishin akuzuar partinë në pushtet që po hap konkurse në kohë të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve me qëllim që të krijohen favore për Lëvizjen Vetëvendosje e cila kishte pësuar humbje të thellë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ndërsa në raundin e dytë kandidatët e VV për kryetar të komunave, ishin në balotazh në 12 komuna“, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark