Kanë kaluar 33 minuta lojë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Liepajas dhe Gjilanit, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Rezultati vazhdon të mbetet 0-0 në Letoni, rezultat që i konvenon Gjilanit pasi ndeshjen e parë fitoi 1:0, shkruan Demokracia.com.
Deri në minutën e 30-të, loja kryesisht u zhvillua në mesfushë me disa gjysmëraste nga dy anët.
Yll Hoxha tentoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 12-të, por goditja e tij u devijua dhe shkoi në korner.
Skuadra që kualifikohet tutje pas ndeshjes do të përballet në rrethin e dytë me ekipin zviceran, Young Boys./Demokracia.com/