×
  • Showbiz
  • Show

    “Kam zgjedhur ta fal”, Egli flet për herë të parë pas ndarjes se nga Olsi

    Insajderi
    15 August 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndarja mes aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe Egli Takos ishte kryefjalë për shumë kohë në mediat rozë.

    Ishte Olsi ai që konfirmoi ndarjen në një intervistë, duke pranuar se i mungojnë njëri-tjetrit. E radha për të folur për ndarjen i takon Eglit, e cila iu është ‘hapur’ ndjekësve për herë të parë për këtë temë.

    “A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë.

    Teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.

    Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.

    Egli Takos

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark