×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kamenica sot me temperaturën më të lartë në vend

    Insajderi
    10 April 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin e Kamenicës sot është shënuar temperatura më e lartë 29C.

    “Temperatura mjaft të larta verore mbretëruan ditëve të fundit në vend. Dita e sotme edhe ishte më e nxehta, me temperatura maksimale që shkuan deri në 27C e 28C, e në Kamenicë, në stacionin e IHMK-së në orën 16 temperatura arriti në 29C”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

    “Pikërisht në këtë ditë të 10 prillit, para 39 vitesh, më 1985, në Prizren edhe u regjistrua temperatura më e lartë për muajin prill prej 31.3C.  29.5C ishte në Ferizaj dhe Gjakovë, e në Prishtinë 29C”, thuhet tutje në njoftim.

    “Temperatura më e lartë për muajin prill në Prishtinë shënohet më 21 prill 1950, prej 29.8C. Në Kamenicë në vitin 1996 regjistrohet 29.4C, madje edhe më herët më datë 5 prill”, thuhet në njoftim.

    Share Now

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark