×
  • Showbiz
  • Show

    Kamera në banjot e shtëpisë, ish banori me akuza të rënda ndaj “It’s my home”

    Insajderi
    18 October 2022 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reality show “It’s my home” mori vëmendje të madhe për shkak të dhunës që u promovua nga banorët. Ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë e prokurorisë. Për prapaskenat jashtë syrit të publikut, në një intervistë për Insajderin, vjen ish konkurrenti i its my home, Egzon Xheravina Ai kishte qenë konkurent i këtij shou por jo gjithçka shkoi mire për të, pasi që menjëherë pas 4 ditëve u përjashtua nga shtëpia.

    Xheravina ka hedhur dyshime se ka kamera në banjot e shtëpisë.

    Kur e kena mbajtë mbledhjen e fundit, një natë para se me hy, pyetja ime u kon për kamerën në banjo, unë e kam kuptu , për një moment thotë që është një censor në banjo që nëse bën dikush vetëvrasje ata me e ditë, por të njëjtin kohë thotë që qatë cenzorë e sheh vetëm unë(Antigona) dhe Valoni. Privatësia jonë është komplet, në publik nuk e qesin por komplet e shohin Valoni, Antigona dhe regjia”, tha ai.

    Xheravina tutje ka hedhur disa akuza të rënda ndaj këtij shou. Ai pretendon se në shtëpinë e “It’s my home”, edhe pse banorët para se të hyjnë i kanë kryer testimet, brenda është duke u konsumuar lëndë narkotike

    “Ditën e dytë banorët brenda i kemi bo analizat, e gjakut dhe të urinës, për smundje për për landë narkotike, une e di që mrenda ka banorë që përdorin substanca narkotike”, deklaroi ai Egzon Xheravina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark