×
  • Lajme
  • Lajme

    Kameramani që xhiroi masakrën e Reçakut merr mirënjohje nga Komuna e Prishtinës

    Insajderi
    15 January 2024 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kameramani që xhiroi masakrën e Reçakut, Sylejman Kllokoqi ka marr sot mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Insajderi.

    Më 15 janar 1999, Sylejman Kllokoqi me guxim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm xhiroi pamjet tronditëse të Masakrës në Reçak të Shtimes, ku 45 civilë u vranë në mënyrë brutale nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.

    Kryetari Rama tha se ka nderin t’i ndan mirënjohje kameramanit Kllokoqi për punën që ai ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Kllokoqi ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij gjatë luftës në librin “Në 7 lufta”.

    Sylejman Kllokoqi shtoi se është hera e parë që merr një shpërblim nga institucionet e Kosovës. E këtë mirënjohje ai e quajti ‘si çmim Oscar’

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark