×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Kamioni i blerë pa procedura tenderuese’, nga Komuna e Gjilanit flasin për Insajderin

    Insajderi
    26 July 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit i është përgjigje denoncimit të djeshëm nga Partia Demokratike e Kosovës Dega Gjilan. Kjo degë dje ka publikuar një ‘skandal financiar’ në këtë komunë. Sipas kësaj partie kryetari ka blerë kamion në vlerë afro 50 mijë euro pa asnjë procedurë tenderimi. Por, këto i akuza i ka mohuar Komuna.

    Partia Demokratike e Kosovës Dega Gjilan me anë të një postimi në ‘Facebook”, thanë se Komuna e Gjilanit ka blerë kamion afro 5o mijë euro pa ndjekur procedurat e tenderimit, shkruan Insajderi.

    Skandali i kryetarit të komunës z. Alban Hysenit, që kontraktoi (bleu) vet kamionin prej 47,919.52 euro pa asnjë procedurë tenderimi, përbën shkelje të rëndë të ligjit të prokurimit, andaj institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë“, thuhej aty.

    Komuna mohon akuzat

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi nga Komuna e Gjilanit thanë se nuk është e vërtetë që Komuna ka blerë kamion.

    “Komuna e Gjilanit nuk ka blerë asnjë kamion. Kamioni është blerë nga ndërmarrja publike ‘Tregu'”, thuhet në përgjigjen dhënë për Insajderin.

    Ndërsa dega e PDK-së në këtë Komunë thanë se kanë marrë konfirmim se kamioni është blerë pa procedura tenderuese teksa ftuan organet kompetente për hetim.

    “Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Gjilan, i është drejtuar zyrtarisht menaxhmentit të NPL “Tregu” për tu informuar se a janë zhvilluar procedurat e prokurimit, dhe kemi pranuar konfirmimin se kompania e tyre nuk ka zhvilluar asnjë procedurë, përveç që janë ekzekutuar pagesat e faturave që i kanë shkuar nga zyra e kryetarit të komunës. Poashtu edhe nga Zyra e Prokurimit në Gjilan, është konfirmuar se nuk ka pasur tender të shpallur për blerjen e këtij kamioni.

    Pra, procedurat e vetme që janë zhvilluar i ka bërë personalisht kryetari Hyseni dhe sekserët e tij Gjermani. Fillimisht ky kamion është doganuar në emër të Kuvendit Komunal Gjilan, pastaj është kthyer në emër të NPL Tregu, pas konstatimeve për shkelje ligjore e kaos të procedurave”, deklaruan nga kjo degë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark