×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kamioni i parë nga Serbia me barna arrin në Mitrovicën Veriore

    Insajderi
    09 November 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kamioni i parë me solucione infuzioni, i cili u dorëzua në Kosovë nga Serbia pesë ditë më parë, sapo ka mbërritur në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë, sipas mediumit në gjuhën serbe “KoSSev”.

    Para disa ditësh, Serbia ka nisur një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë serbe, por që kishin pritur në doganë.

    Për këtë kishte lajmëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

    “Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Petkoviq më 4 nëntor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark